spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
00:46
HomeKosovaHasani: Edhe pas 30 ditësh të afatit kushtetues nuk ka zgjedhje

Hasani: Edhe pas 30 ditësh të afatit kushtetues nuk ka zgjedhje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar vendimin e fundit të Kushtetueses lidhur me bllokimin institucional dhe seancën e stërzgjatur konstituive të Kuvendit.

Sipas Hasanit, është gabim të pretendohet se mund të shkohet në zgjedhje të reja nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh.

- Advertisement -

Kushtetuesja kërkon përfundimin e seancës konstituive të Kuvendit brenda 30 ditëve

“Pas 30 ditëve e ka thënë shprehimisht që nuk mund të shkohet në zgjedhje. Dhe e ka bërë të qartë. Sepse po të ndodhte një gjë e tillë, që të shkohet në zgjedhje pas 30 ditëve, atëherë mund të futemi në librin e Guinness-it. Pa pas Kuvend s’mund të shkohet në zgjedhje. Pa parlament të konstituuar”, ka thënë Hasani në “Debat Plus”.

- Advertisement -

Hasani gjithashtu ka theksuar se nuk mund të ketë votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, sipas vendimit të Kushtetueses.

“Edhe këtë e ka bërë të qartë. Që procedurat e konsitutimi të Kuvendit caktohen me Kushtetutë, me rregullore dhe praktike parlamentare deri sot. Që i bien deri sot nuk ka pas votim të fshehtë, deri sot asnjëherë nuk ka pas devijim nga agjenda. Këtë e ka thënë Gjykata, që proceduar janë të qarta dhe dihen”, ka shtuar Hasani.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat