spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
00:47
HomeKosovaCakolli: Vendimi lë shumë gjëra pa përgjigje

Cakolli: Vendimi lë shumë gjëra pa përgjigje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për krizën në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar atë si një aktgjykim që sado që ofron disa sqarime të rëndësishme, lë ende shumë çështje pa përgjigje.

Postimi i plot:

- Advertisement -

Gjykata Kushtetuese foli për krizën në Kuvend – por jo aq sa duhej, dhe jo për gjithçka që pritej.
Për disa pika ishte e qartë. Për disa të tjera, jo mjaftueshëm, thënë së buti. Në fund, një vendim që duket sikur “kënaq” të gjitha palët, por nuk i jep zgjidhje të plotë asnjërës. Dhe përtej çdo norme e interpretimi, problemi i vërtetë vazhdon të jetë mungesa e kulturës politike për konsensus dhe kompromise.
Pikat kryesore të këtij aktgjykimi janë:
1. Kuvendi duhet të konstituohet më së largu deri më 26 korrik!
Gjykata ka vendosur një afat 30-ditor për përfundimin e seancës konstituive – një hap pozitiv për të ndalur zvarritjen pafund. Por çfarë ndodh nëse konstituimi nuk përfundohet deri atëherë? Asgjë s’është sqaruar. Pra, kemi afat, por jo pasoja. E kjo është formula “ideale” për një bllokadë të re.
2. LVV ka të drejtë ta propozojë Kryetarin e Kuvendit – por edhe detyrimin të mos e bllokojë Kuvendin.
Gjykata thotë qartazi se kjo e drejtë është e lidhur ngushtë me arritjen e shumicës. Kjo s’mund të shndërrohet në të drejtë për të propozuar përsëri e përsëri të njëjtin emër, për t’u refuzuar nga e njëjta shumicë. Grupi më i madh parlamentar ka për detyrë të bashkëpunojë në mirëbesim. Nuk mund të propozohet vetëm për t’u refuzuar. Dhe nëse kjo ndodh qëllimshëm, është abuzim. E kjo tani është evidentuar edhe në aktgjykim.
3. Edhe opozita ka detyrime – sidomos për nënkryetarët.
Për herë të parë, Gjykata ua përkujton edhe atyre që detyrimi për bashkëpunim është i ndërsjellë. S’mund të përdoret bllokada si justifikim për të mos ushtruar funksionet e tyre, si deputetë.
4. Gjykata qartëson mënyrën e votimit: I HAPUR.
Votimi i fshehtë, sipas Gjykatës, përdoret vetëm kur e parashikon Kushtetuta. E që rasti i konstituimit – nuk është një prej tyre. Madje, Gjykata indirekt përcakton që mënyra e votimit me të cilën fillohet procedura – duhet të ndiqet deri në fund. Pra, s’ka kthim mbrapa në votim të fshehtë, për aq kohë sa procesi është në vijim. Mbi të gjitha, duhet të ndiqet praktika e deritanishme – që gjithnjë ka qenë votim i hapur.
5. Por Gjykata nuk e thotë asnjë fjalë për problemin më të madh: ripërsëritjen pa fund të kandidaturës së njëjtë që nuk merr vota.
Kjo është pika më e brishtë e aktgjykimit. Nuk vendosi asnjë kufi për këtë absurditet, duke lënë një derë të hapur. Dhe ndonëse përmend nevojën për kompromis, nuk vendos asnjë kufizim ndaj përsëritjes së kandidaturës që nuk ka shumicë.
6. Në rast të bllokadës së re, Presidentja mund t’i drejtohet Gjykatës.
Vetë fakti që kjo lëndë është pranuar, e krijon një precedent të vlefshëm, që, nëse deputetët nuk përmbushin aktgjykimin, Presidentja ka rrugë kushtetuese për t’iu rikthyer Gjykatës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat