spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
00:47
HomeKosovaInsiston Murati: Votimi i fshehtë nuk përbën shkelje të Kushtetutës

Insiston Murati: Votimi i fshehtë nuk përbën shkelje të Kushtetutës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se votimi i fshehtë nuk përbën shkelje të Kushtetutës dhe mund të përdoret për zgjedhjen e Kryesisë.

“Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet. Të gjitha partitë duhet të angazhohen për të konstituuar Kuvendin, sidomos ato që propozojnë anëtarë në Kryesi,” tha Murati.

- Advertisement -

Ai nënvizoi se të gjithë deputetët kanë obligim të marrin pjesë në votim dhe se kjo është bërë e qartë që nga dita e parë pas zgjedhjeve.

“Këto i kemi thënë që nga dita e parë. Këto i paska thënë edhe Gjykata Kushtetuese. S’ka nevojë as 30 ditë të pritet. Që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë, dhe kryhet kjo punë,” u shpreh Murati.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat