spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
22:26
HomeBotaTrump bën sërish thirrje për paqe, derisa fushata izraelite e vrasjes së...

Trump bën sërish thirrje për paqe, derisa fushata izraelite e vrasjes së palestinezëve nuk ka të ndalur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje edhe një herë për një marrëveshje paqeje në Gaza.

Trump postoi në faqen e tij të mediave sociale në mëngjesin e së dielës, duke shënuar herën e dytë këtë fundjavë që ai ka bërë thirrje për paqe në enklavë.

- Advertisement -

Reagimi i tij, ndodhi në kohën kur të paktën 72 persona u vranë në sulmet izraelite në të gjithë Gazën në 24-orët e fundit.

Nga ana tjetër këtë mëngjes është raportuar për të paktën 11 palestinezë të vrarë në sulmet e fundit izraelite në enklavë, i kanë thënë mjekët agjencisë së lajmeve Reuters.

- Advertisement -

Personeli i emergjencës dhe banorët thanë se bombardimi i zonës së Jabalias nga Izraeli u përshkallëzua.

Në Khan Younis, në jug, pesë persona u vranë në një sulm ajror ndaj një kampi me tenda, shtuan mjekët.

Para këtyre sulmeve Izraeli lëshoi një urdhër evakuimi që mbulonte qytetin e Gazës dhe zonën e Jabalias.

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Tel Avivit, të shtunën vonë, për të kërkuar lirimin e pengjeve.

Protesta të tilla kanë ndodhur rregullisht në Izrael, pasi publiku është kthyer më shumë kundër trajtimit më të gjerë të luftës në Gaza nga qeveria.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat