spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
15:53
HomeSiguriaUshtarë nga Maqedonia e Veriut patrullojnë në Pejë, KFOR-i e cilëson si...

Ushtarë nga Maqedonia e Veriut patrullojnë në Pejë, KFOR-i e cilëson si aktivitet thelbësor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ushtarët nga Maqedonia e Veriut, që shërbejnë nën Komandën Rajonale Perëndim të KFOR-it po kontribuojnë në stabilitetin rajonal përmes patrullimeve të rregullta në komunën e Pejës, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s, duke publikuar një video në Facebook.

“Patrullimi mbetet një aktivitet thelbësor për trupat e KFOR-it, i kryer me transparencë dhe paanshmëri. Prania e tyre e vazhdueshme në terren ndihmon në monitorimin e situatës së sigurisë, në nxitjen e besimit mes komuniteteve lokale dhe në mbështetjen e një ambienti të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

- Advertisement -

KFOR përsërit se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR thekson gjithashtu, si zakonisht, se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat