Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mashtrim publik dhe keqinterpretim të qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.
Ai u tha mediave se interpretimi i dhënë nga Kurti nuk përfaqëson realitetin ligjor, dhe se sipas tij, të gjitha partitë dhe mediat e kanë kuptuar qartë vendimin e Kushtetueses.
“Gjykata Kushtetuese e ka thënë shumë thjesht, nuk është vetëm qëndrim i Aleancës, por edhe mediat edhe gjitha partitë – e jo si e interpreton Kurti. Është një pabesi e tij edhe mashtrimit të tij po i zbulohen këmbët nga të gjithë”, tha Brahimaj.



