spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:11
HomeInteresanteSerbët çmenden, shfaqet portreti i një shqiponje me plis duke vrarë atë...

Serbët çmenden, shfaqet portreti i një shqiponje me plis duke vrarë atë serbe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Serbi.


storm•/Serbi: Sipas mediave vendase, një billbord në qendër të qytetit Valjevë, në perëndim të Serbisë është hakuar.

- Advertisement -

Aty është shfaqur shqiponja dykrenare me plis në kokë, e cila ka “kapur për fyti” një shqiponjë që ka në prapavijë flamurin e Serbisë.

- Advertisement -

“Në qendër të qytetit është shfaqur ky billboard. Besohet se është hakuar dhe konsiderohet si një provokim”, thuhej në postim.

Ndërkohë një person, i cili pretendon se është pronari i billbordit ka komentuar në postim dhe thotë se rasti do të raportohet në organet kompetente.

“Unë jam pronari i billbordit që është hakuar mbrëmë, sapo e kam marrë vesh e kam hequr dhe rasti do të raportohet në organet kompetente”, tha ai në postim.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat