spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
21:34
HomeBotaUshtria izraelite vazhdon vrasjen e palestinezëve

Ushtria izraelite vazhdon vrasjen e palestinezëve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Izraeli ka vrarë 47 persona në Gaza gjatë të dielës.

Të vrarët janë civilë, derisa raportohet për shumë të lënduar, ndërsa gjendja nëpër spitale mbetet e rëndë.

- Advertisement -

“Njerëzit në Gaza po përballen me një dilemë të padurueshme: të rrezikojnë urie familjen ose jetën për të marrë ushqim në një pikë shpërndarjeje izraelito-amerikane. Kjo nuk është ndihmë humanitare. Është masakër”, thanë Mjekët pa Kufij, duke iu referuar me sa duket vrasjeve të shpeshta të raportuara pranë pikave të shpërndarjes së ndihmave të Fondacionit Humanitar të Gazës të mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli.

Mes sulmeve të intensifikuara izraelite, pacientët u trajtuan në dysheme në Spitalin al-Ahli të Qytetit të Gazës.

- Advertisement -

Mediat raportojnë se familje të tëra janë bllokuar nën rrënoja, ndërsa përpjekjet e shpëtimit dështojnë.

Gjatë ditës është raportuar për një dakordim për shkëmbim të burgosurve, por Hamasi e ka mohuar.

Izzat al-Rishek, një anëtar i byrosë politike të Hamasit, tha se raporti është “plotësisht i sajuar” dhe nuk pasqyron qëndrimin aktual të grupit.

Al-Rishek tha se raporti është një përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga “krimet e luftës” dhe për të nxitur rezistencën palestineze. Hamasi riafirmoi se kushtet e tij për çdo marrëveshje janë të qarta dhe publike dhe hodhi poshtë “burimet anonime” si të tilla që i shërbejnë interesave izraelite.

Ndër kërkesat e Hamasit për një armëpushim është tërheqja e plotë e ushtarëve izraelitë nga Gaza dhe përfundimi i luftës së Izraelit, e cila ka vrarë më shumë se 56,000 palestinezë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat