spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:23
HomeRajoniMaqedonia e VeriutPlani i Rritjes, liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen në Shkup

Plani i Rritjes, liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen në Shkup

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot dhe nesër në Shkup do të mbahet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor, ku temë kryesore do të jetë Plani i Rritjes.

Në orën 9:30 sot parashikohet mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në orën 10:00 do të fillojë paneli i parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Ndërsa nga ora 16:00, do të mbahet takimi ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe komisionares evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilit do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar.

- Advertisement -

Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023.

Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat