25 lojtarët e konsideruar më të talentuarit në vitin 2024 janë në garë për të marrë çmimin “Golden Boy”, ngjarje kjo e organizuar nga “Tuttosport”.
E këtë vit, vëmendja që merr ky votim mes lojtarëve të rinj është i konsiderueshëm.
Pjesë e listës së madhe ishte dhe Brajan Gruda.
Por, sulmuesi shqiptar, që është aktualisht pjesë e Gjermanisë U-21, nuk ia doli të shkojë më tej.
Lamine Yamal nga Barcelona, Arda Guler i Realit, si dhe Yldiz i Juventus, janë disa nga emrat që kanë spikatur në Evropë.