Në një postim të fundit në profilin e saj në Facebook, Era Istrefi ka publikuar një set fotografik magjepsës, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Dikun tropical.”
Me pamje mahnitëse, poza të kuruara dhe një prani të fuqishme përmes aparatit, këngëtarja shqiptare nuk i ka lënë vend imagjinatës mashkullore, duke e shpërfaqur sensualitetin e saj në maksimum.
Fotot në bikini dhe ambienti luksoz i resortit tropikal ku ndodhet e bëjnë këtë postim të jetë një ndër më të komentuarit dhe pëlqyerit nga ndjekësit e saj.