spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
13:18
HomeKosovaJemi tepër vonë, paralajmëron Lushaku-Sadriu për Kushtetuesen dhe afatin 30 ditor

Jemi tepër vonë, paralajmëron Lushaku-Sadriu për Kushtetuesen dhe afatin 30 ditor

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur në lidhje me 30 ditëshin e caktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Ajo u shpreh se duhet të bëjnë maksimumin për këtë gjë, sepse sipas saj, janë shumë vonë.

- Advertisement -

“30 ditëshi ka qenë obligativ edhe për nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve, do të thotë 30 ditëshin ia kanë dhënë ekstra nga shpallja e këtij vendimi”, tha ajo në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Prandaj, ne duhet të bëjmë maksimumin edhe si parti politike, të gjitha partitë politike dhe si Kuvend që ta konstatojmë Kuvendin dhe kjo është çështje serioze që kërkon vërtetë maturi politike, sepse jemi brenda detyrimeve kushtetuese”.

- Advertisement -

“Unë shpresoj shumë që të kemi një reflektim dhe themelin të institucioneve, sepse jemi tepër vonë, ne është dashur qysh në 30 ditëshin e parë pas shpalljes së rezultateve të kishim Kuvend të konsoliduar”, tha ajo.

“Pamaturia politike për ta themeluar Kuvendin vërtetë e dëmton shtetin”, u shpreh tutje Lushaku-Sadriu.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat