spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:12
HomeKosovaZgjedhjet 2025Hamza: Arian Tahiri është kryetari i ardhshëm i Mitrovicës

Hamza: Arian Tahiri është kryetari i ardhshëm i Mitrovicës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka publikuar një postim mbështetës për Arian Tahirin si kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale në tetor.

“Sot, zyrtarisht mbështes të ardhmen. Nga sot, Mitrovicës ia ofrojmë Arian Tahirin si kandidat për të udhëhequr me qytetin tonë të zemrës. Duhet dije për të udhëhequr. Duhet zemër. Duhet përkushtim. Arian Tahiri i ka të gjitha! Si doktor shkence, ai i takon brezit të ri që nuk heziton të marrë përgjegjësi dhe ndjehem mirë që përgjegjësinë për t’i shërbyer Mitrovicës po ia lë dikujt që e meriton. Ariani e do shumë Mitrovicën. Është i arsimuar, i vendosur dhe shumë i përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve dhe qytetit tonë, ku ai ka lindur, punon e jeton”, shkruan mes tjerash Hamza.

- Advertisement -

Ai ka ftuar edhe qytetarët që ta mbështesin Tahirin.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "déa"

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Arian Tahiri është kryetari i ardhshëm i Mitrovicës!

Sot, zyrtarisht mbështes të ardhmen. Nga sot, Mitrovicës ia ofrojmë Arian Tahirin si kandidat për të udhëhequr me qytetin tonë të zemrës. Duhet dije për të udhëhequr. Duhet zemër. Duhet përkushtim. Arian Tahiri i ka të gjitha! Si doktor shkence, ai i takon brezit të ri që nuk heziton të marrë përgjegjësi dhe ndjehem mirë që përgjegjësinë për t’i shërbyer Mitrovicës po ia lë dikujt që e meriton. Ariani e do shumë Mitrovicën. Është i arsimuar, i vendosur dhe shumë i përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve dhe qytetit tonë, ku ai ka lindur, punon e jeton.

Që nga dita e parë kur jemi takuar, gjithnjë e ka pasur besimin dhe mbështetjen time të parezervë. Të tillë do ta ketë edhe tash kur ai po nis një rrugëtim të ri, që jam i sigurt se do të na bëjë të gjithëve krenarë!

Unë e mbështes me gjithë zemër. Mbështetne edhe ju! Besoni në Arian Tahirin!

Ecim përpara së bashku! 🤝

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat