spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:02
HomeSportDështim total, ekipi i Guardiolas humbet nga ai i Arabisë Saudite

Dështim total, ekipi i Guardiolas humbet nga ai i Arabisë Saudite

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ekipi nga Arabia Saudite, Al Hilal, ka bërë befasinë e madhe, duke e eliminuar Manchester Cityn, një nga ekipet favorite të këtij turneu.

Në Orlando nuk mjaftoi koha e rregullt për të përcaktues një fitues, ku 90 minutat u mbyllën në barazim 2-2, ndërsa në shtesë u shënuan dhe 3 gola të tjerë.

- Advertisement -

Man.City krijoi përshtypjen se do ta zgjidhte lehtë këtë takim ku pas vetëm 9 minutash lojë Bernardo Silva realizoi golin e parë.

Situata ndryshoi totalisht në fraksionin e dytë, ku Al Hilal jo vetëm që nuk u dorëzua, por shënoi dy gola të shpejtë me Marcos Leonardo dhe Malcom duke përmbysur rezultatin.

- Advertisement -

Tre minuta më pas, Haaland përfitoi nga një top i ngecur në zonë duke barazuar shifrat në 2-2.

Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim në rezultat duke bërë që ndeshja të shkonte në shtesë.

Në minutën e 94-të, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, Koulibaly me kokë dërgoi topin në rrjetë duke kaluar Al Hilal në avantazh.

I sapo hyrë në fushë, për të rikthyer Man.City në lojë mendoi Foden, me sulmuesin anglez që barazoi shifrat në 3-3 në minutën e 104.

Ashtu sikur nuk i eci në Premier League, Guardiolës nuk i eci as në Botërorin e Klubeve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat