spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:32
HomeKosovaKuvendiDeputeti i LVV-së, Thaçi: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe po e...

Deputeti i LVV-së, Thaçi: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Halil Thaçi, ka kritikuar partitë ish-opozitare për pengimin e konstituimit të Kuvendit edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai deklaroi se “Vetëvendosja” ka bërë përpjekje për dialog dhe bashkëpunim, por partitë e tjera po bllokojnë procesin.

- Advertisement -

“Pas vendimit të Gjykatës, LVV bashkë me Kurtin reflektoi duke i thirrur të gjitha subjektet politike, ata nuk duan bashkëpunim dhe emri e mbiemri i bllokuesve të institucioneve të Kosovës janë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Si VV i kemi bërë hapat drejt zhbllokimit, opozita nuk don të zhbllokohet Kuvendi”, u shpreh Thaçi për FO.

Thaçi kërkon që deputetët që nuk marrin pjesë në votim të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese.

- Advertisement -

“LVV duhet ta dërgoj në Kushtetuese të gjithë deputet që nuk marrin pjesë në votim dhe ajo të vendosë se a jam unë që votoj duke shkel Kushtetutën apo ata që nuk votojnë fare”, deklaroi Thaçi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat