spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:27
HomeKosovaKuvendi40 tentime, asnjë sukses – Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituar

40 tentime, asnjë sukses – Kuvendi i Kosovës mbetet i pakonstituar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Për herë të 40-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari edhe këtë herë kërkoi nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati as kësaj here nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe.

- Advertisement -

Nga deputetët 100 sa ishin në sallë, 51 votuan për, kundër dhe abstenim nuk pati.

Në foltore fillimisht doli deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e cila theksoi: “Kryesues po të bëjmë thirrje edhe një herë respektoje Kushtetutën. Ktheju rendit të ditës”. Por gjersa ishte duke folur regjia ia ndali mikrofonin pas kërkesës së kryesuesit Dehari.

- Advertisement -

Edhe Armend Zemaj nga LDK nuk propozoi emër, por kërkoi nga kryesuesi ta zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetues.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha me ironi se “për komision e propozojnë deputetin Albin Kurti”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat