Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar se sot do të vendoset gurthemeli për dy urat e reja mbi lumin Ibër që do të lidhin Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut.
Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, bashkë me vartësit e tij, Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu.
Ndërkaq, nga komunat prezentë do të jetë me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, që vjen nga partia e Kurtit dhe nga ajo e Jugut do të jetë nënkryetari Arian Tahiri.
Aktivitetet:
- Vendosja e gurthemelit të urës për kalim të veturave mbi lumin Ibër
KOHA: 17:00
VENDI: Në afërsi të objektit të Komunës së Mitrovicës së veriut, Mitrovicë e veriut
- Ecje e përbashkët drejt vendosjes së gurthemelit të urës për kalim të këmbësorëve mbi lumin Ibër
KOHA: 17.15
- Vendosja e gurthemelit të urës për kalimin e këmbësorëve mbi lumin Ibër
KOHA: 17:30
VENDI: Përballë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi ynë”, Mitrovicë e jugut
Pas vendosjes së gurthemelit të urës për kalimin e këmbësorëve do të ketë prononcim të përbashkët për media



