spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
14:47
HomeKosovaManipulim online? Pacollit i dërgohet link i dyshimtë me mesazh: “Qitu e...

Manipulim online? Pacollit i dërgohet link i dyshimtë me mesazh: “Qitu e ndreq kollaj”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjatë tentimit të 40-të për konstituimin e Kuvendit, deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fitore Pacolli, i erdhi një këshillë e çuditshme në “Messenger”.

Në fotografinë që e ka realizuar gazeta “Nacionale” ku shihet ekrani i një tableti që po e përdorte zonja Pacolli, në një grup të hapur në “Messenger”, të titulluar “Seanca çdo 48h”, dikush dërgon një link në të cilin në gjuhën angleze shkruhet: “Zeoob: Gjenerues i Postimeve të Rreme në Facebook me Komente”.

- Advertisement -

Menjëherë nën këtë link, dikush shkruan: “Qitu e ndreq kollaj.”

Pacolli ia kthen me një imazh ku duket se një burrë e përqafon kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke shkruar nën të: “Ka edhe te tille qe videot AI i merr sit e vërteta hahahaha”.

- Advertisement -

“Hahahaha” – ia kthen bashkëbiseduesi.

Nuk është e qartë nëse grupi “Seanca çdo 48h” përbëhet nga deputetët e LVV-së apo nga anëtarë të tjerë të kësaj partie.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat