spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:10
HomeSportMilani nuk lëshon pe, nis përpjekjen e radhës për transferimin e Jasharit

Milani nuk lëshon pe, nis përpjekjen e radhës për transferimin e Jasharit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Milani do të duhet të ketë durim, por mbi të gjitha me shumë diplomaci për të qenë në gjendje ta rrëmbejë Ardon Jasharin.

Sipas “Corriere dello Sport”, Alegri e ka identifikuar mesfushorin me origjinë shqiptare dhe e konsideron atë një përparësi, duke qenë se ka marrë reagime pozitive nga të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

- Advertisement -

Një takim i ri midis palëve është planifikuar dhe përshtypja është se marrëveshja mund të mbyllet për 35 milionë euro, domethënë, në gjysmën e rrugës midis ofertës së kuqezinjve dhe kërkesës së belgëve.

Ndërkohë, Jashari ka bërë të ditur se dëshiron të largohet dhe se po e konsideron vetëm Milanin si destinacionin e tij të radhës.

- Advertisement -

Edhe përfshirja e Borusia Dortmund u pengua nga lojtari dhe kjo i jep forcë të madhe Igli Tares, i cili do ta përmirësojë propozimin ekonomik në orët e ardhshme.

Shpresa është që të mbyllet brenda pak ditësh dhe të mos pritet gjithë verën.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat