spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
12:53
HomeKosovaKurti paralajmëron: Do të hapet edhe ura kryesore

Kurti paralajmëron: Do të hapet edhe ura kryesore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas hedhjes së gurthemelit për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër, duke thënë edhe ura aktuale do të hapet.

Ai po ashtu deklaroi se hapja e kësaj ure varet edhe prej karabinierëve italianë që qëndrojnë aty, duke shtuar se “nuk dëshirojmë që të krijojmë kurrfarë fërkime me askënd”.

- Advertisement -

“Ura aktuale do të hapet po ashtu. Aty siç e din i janë karabinierët italianë. Prej neve është kërkuar që t’i bëjmë matjet e nevojshme në mënyrë që të vlerësohet qëndrueshmëria e urës. Matjet i kemi bërë, ura është e qëndrueshme. Prandaj sa më parë që të hapet, aq më e arsyeshme është. Kur do të hapet, kjo varet edhe nga karabinierët italianë, ne nuk dëshirojmë që të krijojmë kurrfarë fërkime me askënd, përfshirë edhe karabinierët italianë. Prandaj edhe po i presim kur edhe ata të binden siç jemi të bindur edhe ne që ura ka nevojë për qarkullim edhe të automjeteve, jo për persona të uniformuar”, ka deklaruar ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat