Real Madrid mundi me rezultatin 1-0 Juventusin dhe siguroi biletën për në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube, ku do ndeshet me Dortmundin, i cili triumfoi ndaj ekipit Monterrey.
Në minutën e 7-të, Juventus pati shansin e artë të kalonte në avantazh, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe një topi shumë të bukur të Kenan Yildiz, Kolo Muani i vetëm përballë Courtois, gabon duke çuar topin mbi traversë.
Një mundësi të artë Reali e kishte edhe në minutën e 29-të, por Jude Bellingham gaboi para portës.
Në fillim të pjesës së dytë, madrilenët gjetën golin e avantazhit në minutën e 53-të me zbulimin e Kupës së Botës për Klube, Gonzalo Garcia, i cili shënoi me kokë pas asistit të mrekullueshëm të Alexander-Arnold, i pari me fanellën e Realit.