spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
18:43
HomeKosova2 korriku 1990: 35 vjet nga miratimi i Deklaratës Kushtetuese

2 korriku 1990: 35 vjet nga miratimi i Deklaratës Kushtetuese

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot shënohet 35 vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990, e shpallur nga delegatët e Kuvendit të Kosovës.

Në atë ditë historike, Kosova ishte shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme.

- Advertisement -

Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënoi hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë delegatët e Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

Deklarata shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme në federatën jugosllave. Kjo deklaratë i parapriu Kushtetutës së Kosovë e miratuar me 7 shtator 1990 në Kaçanik.

2 korriku 1990 dhe Kushtetuta e Kaçanikut, e miratuar më 7 shtator 1990, përfaqësojnë dy momente historike që shënuan vulosjen e pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall më 2008, dhe që përmenden edhe në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin e saj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat