spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
23:25
HomeKosovaDrejtësiaKusari-Lila denoncon akuzat për lidhje me Radoiçiqin – paralajmëron veprime ligjore

Kusari-Lila denoncon akuzat për lidhje me Radoiçiqin – paralajmëron veprime ligjore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetarja e Alternativës njëherësh deputete e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, i është përgjigjur kritikave të ish-opozitës se ajo është ura lidhëse midis LVV-së dhe Listës Serbe që t’ia siguroj votat e deputetëve serb kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiut.

Deputetja Kusari ka paralajmëruar padi për deputetët e ish-opozitës të cilën e kanë kritikuar atë për komunikim që ka pasur me terroristin Milan Radojiçiq.

- Advertisement -

“Absolutisht e pavërtetë, shpifje e pabazë. Unë i inkurajojë që ata të dalin me fakte për çfarëdo komunikimi që ata i referohet dhe do të ballafaqohemi në Gjykatë me këto aludime e me këto shpifje. Ndërsa, sa i përket rrethanave aktuale me krejt këtë bllokadë që ata (ish-opozita) po ia bëjnë shtetit të Kosovës e qytetarëve të republikës më të vërtetë është një moment në të cilin duhet të ballafaqohet me përgjegjësinë që e kanë marrë apo t’ia kthejnë mandatin atyre që ia kanë dhënë d.m.th votuesve”, ka deklaruar ajo.

Kusari-Lila ka akuzuar deputetët e ish-opozitës për koordinim me Listën Serbe.

- Advertisement -

‘’Kjo çështja me Listën Serbe është banalizuar skajshmërisht. Të vetmit që votojnë njëjtë me Listën Serbe janë po këta që po na akuzojnë. Kemi par, votimi i njëjtë apo mos pjesëmarrja e njëjtë e Listës Serbe është me PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Nismës. Kjo është absurd që vazhdimisht të përmendet e të thuhet kur dihet ose shihet qartazi se nuk ka asnjë komunikim me Listën Serbe. Lëre se nuk ka asnjë komunikim, por Lista Serbe në mandatin e Qeverisë Kurti 2 ka qenë më së paku ndonjëherë në historinë institucionale prej se kur janë formuar pjesë e institucioneve, vetëm një vit. Do të thotë nga katër vite të mandatit të plotë vetëm një vit kanë qëndruar dhe në vitin 2022 kjo strukturë e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje”, ka thënë Kusari-Lila për rtv21.

Deputetja Kusari duke komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive ka thënë se akgjykimi nuk ka dhënë qartësi me procesin e konstituimin e Kuvendit.

“Dy janë elemente të pakontestuara të aktgjykimit: I pari është që nuk është vendosur masa e përkohshme siç është kërkuar nga deputetët nënshkrues të kërkesës. Procesi i cili ka filluar dhe po vazhdon edhe sot nuk është konstatuar se duhet të ndërpritet. E dyta votimi në seancë konstituive është i obligueshëm”, është shprehur Kusari-Lila.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat