spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
05:50
HomeSiguriaPoliciaGjendja e dy të rinjve të aksidentuar në Treboviq të Pejës mbetet...

Gjendja e dy të rinjve të aksidentuar në Treboviq të Pejës mbetet e rëndë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Treboviq të Pejës.

Në këtë rast, u lënduan edhe dy të tjerë të cilët po vazhdojnë të trajtohen në Mjekimin Intensiv Qendror.

- Advertisement -

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore detaje ka dhënë Shaqir Uka, shef në MIQ.

“Ata janë sjellë dje pasdite pas operimit dhe po vazhdojnë ta marrin trajtimin në Mjekimin Intensiv Qendror. Gjendja e tyre vazhdon të jetë e rëndë, deri në kritike. Ata janë shumë të varur nga barërat dhe aparaturat”, deklaroi Uka për Klankosova.tv.

- Advertisement -

Ndërkaq, sot do të varroset Metlind Neziri, 16 vjeçari i cili vdiq në këtë vetaksident.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat