spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:05
HomeSportBarcelona gati t'i japë 25 milionë për lojtarin e Interit

Barcelona gati t’i japë 25 milionë për lojtarin e Interit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Barcelona raportohet se i ka vënë syrin Denzel Dumfriesit si një opsion për të forcuar pozicionin e mbrojtësit të djathtë këtë verë.

Mbrojtësi i Interit hyn në skenë me një faktor kyç: një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh do të aktivizohet në mesin e korrikut, gjë që do të lehtësonte largimin e tij nga klubi italian, derisa ky i fundit tashmë po e shqyrton seriozisht marrëveshjen.

- Advertisement -

Me Hansi Flick në krye të ekipit, Barcelona po kërkon alternativa më të mira sulmuese.

Shkathtësia e Ronald Araujo, Hector Fort dhe Eric Garcia ka shërbyer si një element mbështetës, por asnjëri prej tyre nuk ofron potencialin sulmues që karakterizon holandezin.

- Advertisement -

Dumfries, 29 vjeç, ka qenë një lojtar i padiskutueshëm në krahun e djathtë të Interit dhe ekipit kombëtar të Holandës, duke u dalluar për fuqinë, aftësinë sulmuese dhe fizikalitetin e tij.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat