spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
23:49
HomeKosovaSallahu tregon sa para të taksapaguesve janë dhënë për ish-krerët e UÇK-së...

Sallahu tregon sa para të taksapaguesve janë dhënë për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zv/ministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu i quajti shpifje disa deklarata të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili e komentoi sot një deklaratë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili mbrëmë aludoi se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e udhëheqin partinë nga paraburgimi i Gjykatës Speciale në Hagë.

“Në mandatin tonë janë paguar mbi 32 milionë euro për mbrojtjen e personave që mbahen në paraburgim në Hagë! Pra, deklarimet e Memli Krasniqit janë veç shpifje!”, shkroi Sallahu në një postim në “Facebook”.

- Advertisement -

Krasniqi tha se Kurti “po vazhdon me qenë argat i Prokurorisë” së Specializuar në Hagë, e cila i akuzon ish-krerët e UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Zoti Kurti bashkë me Albulena Haxhiun ua kanë zvogëluar edhe fondet e mbrojtjes”, tha ndër tjerash kryetari i PDK-së.

- Advertisement -

Kjo deklaratë e Kurtit, ai tha se është “shpërfaqje e frikës” që sipas tij, ai ka nga lirimi i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Natyrisht që ai nuk është i lumtur për këtë gjë”, tha Krasniqi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat