spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
07:32
HomeKosovaPrishtinaRama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Komunë së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se përpjekja e Qeverisë së Kosovës, për të ndalur organizimin e “Akull n’verë dhe Verë n’dimër” ka dështuar, pasi Prokuroria Speciale ka marrë vendim dhe ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ministrit Elbert Krasniqi.

“Kallëzimi penal i ngritur nga Ministri i MAPL, Elbert Krasniqi, ndaj Kryetarit të Kryeqytetit Përparim Rama dhe Kryeshefit të NPL “SportMarketing”, Bardh Krasniqi, në lidhje me procedurat e organizimit të tregut veror dhe dimëror “Akull n’verë dhe Verë n’dimër”, u vlerësua si i pabazë dhe u hodh poshtë në tërësi”, ka shkruar Përparim Rama.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

SABOTIMI POLITIK DËSHTOI EDHE NJËHERË.

- Advertisement -

PROKURORIA SPECIALE FOLI QARTË.

KRYEQYTETI NUK NDALET!

Tentativat për të bllokuar çdo të mirë që bëhet në Kryeqytet janë bërë të përsëritura dhe gjithnjë e më transparente në motivet e tyre.

Përpjekja e Qeverisë për të diskredituar atmosferën festive që me përkushtim u krijua  për festat e fundvitit – u RRËZUA sot nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një AKTVENDIMI të qartë dhe të argumentuar!

Kallëzimi penal i ngritur nga Ministri i MAPL, Elbert Krasniqi, ndaj Kryetarit të Kryeqytetit Përparim Rama dhe Kryeshefit të NPL “SportMarketing”, Bardh Krasniqi, në lidhje me procedurat e organizimit të tregut veror dhe dimëror “Akull n’verë dhe Verë n’dimër”, u vlerësua si i pabazë dhe u hodh poshtë në tërësi.

Këto përpjekje të organizuara përmes instrumenteve të drejtësisë, të shtyra nga motive të qarta politike, nuk po arrijnë të prodhojnë efektin që synohet – sepse po përplasen me fakte, me profesionalizëm institucional dhe me vlerësimin objektiv të drejtësisë.

Në një kohë kur Kryeqyteti po ecën me projekte konkrete e me vizion të qartë zhvillimi, tentativa për ta ndalur këtë hov me akuza të fabrikuara nuk është vetëm e dështuar, por edhe dëshpëruese.

Veçanërisht kur kjo vjen nga një pushtet qendror që REFUZON të përballet me DREJTËSINË për shkeljet e VETA dhe ndërkohë shfrytëzon mjetet publike për të ndërtuar narrativa politike ndaj institucioneve lokale.

Kjo është një përballje mes dy qasjeve:

📣njëra që ndërton dhe i shërben qytetarit dhe tjetra që ❌bllokon e saboton.

Por drejtësia po e thotë fjalën e saj, qytetarët po e shohin realitetin – dhe Kryeqyteti nuk ndalet.

Vazhdojmë!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat