spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
05:18
HomeKosovaPrishtinaProkuroria rrëzon kallëzimin penal të Elbert Krasniqit ndaj Përparim Ramës

Prokuroria rrëzon kallëzimin penal të Elbert Krasniqit ndaj Përparim Ramës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ndaj Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe Kryeshefit të NPL “SportMarketing”, Bardh Krasniqi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari Rama përmes një reagimi publik, duke theksuar se aktvendimi i Prokurorisë e ka cilësuar kallëzimin si të pabazë dhe të pambështetur në prova, duke e rrëzuar atë në tërësi.

- Advertisement -

Në qendër të kallëzimit penal ishin procedurat e organizimit të dy aktiviteteve festive të njohura në Kryeqytet: tregut veror dhe dimëror “Akull n’verë dhe Verë n’dimër”. Sipas Prokurorisë, nuk ka pasur elementë penalë që do të justifikonin nisjen e ndonjë procedure hetimore ndaj zyrtarëve të përfshirë.

Kryetari Rama ka komentuar vendimin si një dështim të radhës të përpjekjeve për ta bllokuar punën dhe progresin në Kryeqytet, duke akuzuar pushtetin qendror për tendenca të qarta politike që synojnë diskreditimin e iniciativave lokale.

- Advertisement -

“Tentativat për të bllokuar çdo të mirë që bëhet në Kryeqytet janë bërë të përsëritura dhe gjithnjë e më transparente në motivet e tyre. Por drejtësia po e thotë fjalën e saj, qytetarët po e shohin realitetin – dhe Kryeqyteti nuk ndalet,” ka deklaruar Rama.

Ai ka shtuar se kjo është një përballje mes dy qasjeve të kundërta: njëra që ndërton dhe i shërben qytetarit, dhe tjetra që, sipas tij, bllokon dhe saboton.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat