spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:05
HomeSportBombë në merkato: Egzon Lekaj lë Besën, "muri" i ri i Dukagjinit!

Bombë në merkato: Egzon Lekaj lë Besën, “muri” i ri i Dukagjinit!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Publikim i KF Dukagjinit

KF Dukagjini ka bërë një lëvizje të madhe në afatin kalimtar duke prezantuar portierin 23-vjeçar, Egzon Lekaj, si përforcimin më të ri të skuadrës. Ish-portieri i Besës së Pejës pritet t’i japë ekipit nga Klina siguri dhe stabilitet në portë në sezonin e ri.

Lekaj, i cili njihet për refleksin e tij dhe shpirtin luftarak, është shprehur i entuziazmuar për këtë kapitull të ri: “Nga sot e tutje pjesë e klubit KF Dukagjini. Faleminderit klubit dhe stafit teknik për besimin. Shpresoj të arrijmë objektivat së bashku.”

- Advertisement -
Në Foto: Egzon Lekaj

Pas përfundimit të kontratës me FC Besa-Peja, portieri i ri ka falënderuar ish-klubin për bashkëpunimin, duke u uruar suksese të gjithëve.

Me këtë përforcim, Dukagjini dërgon sinjal të qartë: sezoni i ri po fillon me ambicie të larta dhe synim për rezultate të mëdha!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat