Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta.
Sipas njoftimit, në disa zona të izoluara, vranësirat mund të sjellin ndonjë rigë shiu kalimtare.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 31 dhe 37°C.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 5m/s.



