spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
08:16
HomeKosovaKërcënimi për bombë ndaj Kuvendit – mesazhi u dërgua në telefonin e...

Kërcënimi për bombë ndaj Kuvendit – mesazhi u dërgua në telefonin e një punonjëseje të zyrës së Konjufcës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pak para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive, Policia e Kosovës ka urdhëruar për evakuim deputetët, stafin dhe mediat në Kuvendin e Kosovës pas dyshimeve për mjet shpërthyes.

Policia konfirmoi për media se “është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së”.

- Advertisement -

Sinjali raporton me burime se mesazhi kërcënues në gjuhën angleze ka arritur përmes një mesazhi, konkretisht në adresën e një punëtoreje në zyrën e Kryetarit Glauk Konjufca.

Përmbajtja e mesazhit paralajmëronte se një bombë ishte vendosur brenda ndërtesës së Kuvendit dhe se do të shpërthente pas 10 minutash.

- Advertisement -

“Pasi punëtorja e ka pranuar mesazhin, ajo ka njoftuar menjëherë sigurimin dhe njësinë përgjegjëse, e cila ka ndërmarrë veprimet e para operative”, ka raportuar ky medium.

Brenda pak minutash, njësitë policore kanë rrethuar perimetrin, ndërsa të gjithë zyrtarët dhe stafi janë evakuuar nga ndërtesa.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat