spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
08:16
HomeKosovaSveçla: Kush ndez zjarr, përballet me ligjin – masa ndëshkuese të menjëhershme

Sveçla: Kush ndez zjarr, përballet me ligjin – masa ndëshkuese të menjëhershme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal të mos ndezin zjarre, duke theksuar se, ata që e bëjnë një gjë të tillë do të përballen menjëherë e pa dilemë me masat ndëshkuese që parasheh legjislacioni ynë.

Ai ka theksuar edhe se sot, kanë marrë vendim që ndalon rreptësishtë ndezjen e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura duke përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjet për rekreacion, piknik si dhe ndezjet e fishekzjarrëve.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Duke marrë parasysh rrezikun e shtuar nga temperaturat e larta dhe thatësia, si dhe për të parandaluar dëmtimet në mjedis, pasuritë private e publike dhe sigurinë e qytetarëve, sot kemi marrë vendim përmes së cilit ndalohet rreptësishtë ndezja e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura duke përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjet për rekreacion, piknik si dhe ndezjet e fishekzjarrëve.

- Advertisement -

Ndezja e zjarreve është vepër penale andaj shkelësit e këtij vendimi do të përballen menjëherë e pa dilemë me masat ndëshkuese që parasheh legjislacioni ynë.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë këtë vendim, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr ose përhapje të tij.

Në rast të vërejtjes së zjarrit ose rrezikut për zjarr, ju lutemi të lajmëroni menjëherë organet kompetente në numrin emergjent 193 ose Policinë e Kosovës në 192.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat