spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
08:17
HomeKosovaBerisha: Në votim të hapur, votoj bash këndë të qesin!

Berisha: Në votim të hapur, votoj bash këndë të qesin!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka paralajmëruar se në seancën e sotme, ose në atë të radhës, mund të rrëzohet propozimi për komisionin për votim të fshehtë, duke i hapur kështu rrugë kthimit në votim të hapur për kryetar të parlamentit.

Ai tha se ka deputetë që duan ta rrëzojnë këtë propozim të bërë nga kryesuesi Avni Dehari i LVV-së, e që kur të ndodh votimi i hapur pastaj ‘’duhet me kry këtë punë’’.

- Advertisement -

‘‘Nëse ka sot prezencë të deputetëve që mundet me u rrëzu ai opsion është rrugëdalje dhe është reflektim, por që jo, atëherë në seancën e ardhshme besoj që do ta rrëzojmë sepse ka njerëz që dojnë me rrezu këtë opsion, kur të dalim në të hapur pastaj duhet me kry këtë punë se u bë bajat’’, ka thënë ai.

I njëjti, tha se pas kësaj ai do të votojë këdo që është kandidat për të kryetar.

- Advertisement -

‘’More po vallahi për bash kënd të qesin’’, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat