spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
10:05
HomeKosovaValë të nxehti – Kujdes nga ekspozimi në diell

Valë të nxehti – Kujdes nga ekspozimi në diell

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat lokale, në disa zona, mund të sjellin riga shiu në formë të rrebesheve afatshkurtra.

“Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 32 dhe 37°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Sipas IHMK-së, indeksi UV mbetet i lartë, prandaj rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdojnë të jenë në fuqi edhe për ditët në vijim.

Këshillohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të pikut, si dhe përdorimi i masave mbrojtëse për lëkurën dhe sytë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat