spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
10:05
HomeKosovaAlarm për dhunën në familje: 6 raste të raportuara në një ditë

Alarm për dhunën në familje: 6 raste të raportuara në një ditë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dhuna në familje vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë, me tendenca të rritjeve. Raportet e policisë tregojnë për dhjetëra raste të dhunës në familje, ndërsa si rëndomtë viktima mbesin gratë, ndërsa burrat janë të dyshuar.

Në 24 orëshin e fundit janë shënuar gjashtë raste të dhunës në familje, dy në Prishtinë, një në Fushë Kosovë dhe tri raste në Pejë.

- Advertisement -

Policia raporton se në Prishtinë dje një djalë dhe një vajzë të cilët janë në lidhje dashurie janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve të cilët për shkak të mosmarrëveshjeve kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri tjetrit.

Policia thekson se si pasoj e dhunës të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Ndërsa, në rastin e dytë në Prishtinë dyshohet se një shtetase e huaj është duke përjetuar dhunë psikologjike dhe ndjehet e frikësuar nga i dyshuari ish-bashkëshorti i saj me të cilin ishte ndarë disa vite më parë, por jetojnë në një shtëpi të përbashkët.

“I dyshuari sipas viktimës në bagazhin e veturën e asaj kishte vendosur në pajisje telefon për ti përcjellë lëvizjet e saj. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thekson policia.

Në Fushë Kosovë është arrestuar një i dyshuar, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur viktimën mashkull. Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Pejë është arrestuar i dyshuari për shkak se i njëjti në gjendje të dehur i ka bërë presion bashkëshortes së tij.

“Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se në Pejë është arrestuar një i dyshuar nën dyshimin se i njëjti në tualetin e një kafiterie ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me viktimën femër me të cilën i dyshuari kishte bashkëjetuar më herët.

Në konsultim me prokurorin, sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Pejë është arrestuar i dyshuari shtetas i huaj, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës, motrës së tij me dy fëmijë  duke ua mbyllur derën e shtëpisë.

“Në konsultim me prokurorin palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat