spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:28
HomeKosovaKuvendiHaxhiu premton të jap dorëheqje nëse nuk ka vota të nevojshme

Haxhiu premton të jap dorëheqje nëse nuk ka vota të nevojshme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas seancës që dështoi edhe sot për konstituimin e Kuvendit.

Ajo ka kritikuar qëndrimin e opozitës, duke thënë se nuk kupton arsyen e pjesëmarrjes së tyre në seanca pa vullnet për të zhbllokuar situatën.

- Advertisement -

“Është seanca e 35 prej 1 majit dhe 35 herë deputetët e opozitës kanë ardhë në seancë dhe nuk e di pse kanë ardhë. Tani i shohim që qëndrojnë aty dhe flasin. Le ta konstituojmë Kuvendin dhe të flasim për gjithçka, bash për gjithçka. Nëse ne pranojmë që të tjerët të na përcaktojnë emrin e kryetarit të Kuvendit, kjo bie ndesh me vullnetin e popullit”, tha ajo.

Haxhiu rikujtoi se ka ofruar të tërhiqet nga kandidatura nëse nuk merr mbështetjen e nevojshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat