spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
11:58
HomeKosovaIKD: Rrezikohet bllokim i institucioneve të pavarura nga moskonstituimi i Kuvendit

IKD: Rrezikohet bllokim i institucioneve të pavarura nga moskonstituimi i Kuvendit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Instituti i Kosovës për Drejtësi përmes një komunikate për medie ka vënë në pah faktin se moskonstituimi i Kuvendit rrezikon bllokimin e institucioneve të pavarura.

IKD thekson se shumë institucione kanë mbetur pa anëtarë që nga Legjislatura e kaluar, e që ky mos-efikasitet është bartur edhe në Legjislaturën IX, që si pasojë e moskonstituimit është bllokuar tërësisht funksionimi kushtetues dhe ligjor uinstitucioneve që pë përbërjet e tyre varen nga vota e Kuvendit.

- Advertisement -

IKD bën të ditur se pasojat e moskonstituimit janë tashmë të dukshme në mosfunksionimin e disa organeve dhe do të bëhen edhe më të qarta në muajt e ardhshëm, për shkak të skadimit të mandateve të tjera.

Për këtë, Instituti i Kosovës për Drejtësi ka identifikuar një numër institucionesh dhe agjencish të pavarura që tashmë funksionojnë me vështirësi të theksuara dhe të tjera janë në prag të jofunksionalitetit institucional për shkak të mungesës së konstituimit të Kuvendit dhe dështimit për të përmbyllur procedurat e domosdoshme të emërimeve.

- Advertisement -

“IKD kërkon që Kuvendi i Republikës së Kosovës të konstituohet menjëherë, pa vonesa të mëtejshme, dhe të fillojë përmbushjen e detyrimeve kushtetuese për emërimin e anëtarëve në institucionet e pavarura, si hap i domosdoshëm për rikthimin e rendit institucional dhe rifitimin e besimit të qytetarëve në sistemin publik. Shteti nuk guxon të mbetet në pauzë”, thuhet në komunikatë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat