spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
12:07
HomeKosovaLista Serbe nis peticionin kundër ndërtimit të urave

Lista Serbe nis peticionin kundër ndërtimit të urave

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Banorë të Mitrovicës së Veriut u mblodhën të hënën para selisë së partisë Lista Serbe, partia më e madhe e komunitetit serb në Kosovë, për të firmosur një peticion kundër ndërtimit të dy urave të reja lidhëse mbi lumin Ibër.

Peticioni “kundër ndërtimit të urave të Kurtit” u vendos për nënshkrim që në orën 9:00 të mëngjesit.

- Advertisement -

Nënshkrimet pritet të mblidhen edhe përgjatë dy ditëve të ardhshme, sqaroi lideri i Listës Serbe, Zllatan Ellek, duke shtuar se rezultatet do u referohen përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe jo autoritetit lokal.

Gjatë inaugurimit të themeleve të këtyre urave, më 1 korrik, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se për këtë vepër janë ndarë rreth tre milionë euro. Ai deklaroi se qëllimi i urave është të lidhet popullsia e Mitrovicës së Veriut me shumicë serbe me atë të Jugut, ku shumica është shqiptare.

- Advertisement -

Por nga Lista Serbe pretendojnë se ndërtimi i dy urave është një “aventurë politike” e Prishtinës zyrtare, për t’i bërë presion komunitetit serb në veri të Kosovës.

“U bëjmë thirrje që të vijnë dhe të nënshkruajnë peticionin, të tregojnë bindjen e qartë se nuk pajtohen me atë që bën Kurti dhe se ne nuk duam që Kurti, për shkak të fushatës politike zgjedhore dhe pamundësisë për të formuar një parlament në Prishtinë, të fitojë pikë politike falas mbi kurrizin serb.

Ne nuk do t’ia referojmë peticionin një kryetari bashkie të jashtëligjshëm, por përfaqësuesve ndërkombëtarë të mandatuar në emër të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare për t’u kujdesur për paqen dhe sigurinë,” deklaroi anëtari i Listës Serbe, Igor Simiq.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat