spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
07:00
HomeSiguriaPoliciaPrizren, Klinë, Lipjan: Për pak javë, disa raste të dhunës nga zyrtarët...

Prizren, Klinë, Lipjan: Për pak javë, disa raste të dhunës nga zyrtarët policorë – reagime të mëdha në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Për pak javë, pjesëtarë të ndryshëm të Policisë së Kosovës janë përfshirë në veprime të shumta të dhunës, forcë të tepruar ndaj qytetarëve.

Kjo ka bërë që në Kosovë, të ketë reagime të mëdha.

- Advertisement -

Para disa javësh, në Prizren, dy policë e bënë për spital një qytetar pasi i njëjti e kishte shqyer një dënim, dhe kishte rezistuar gjatë arrestimit.

Ata u suspenduan, u arrestuan, e Prokuroria e Prizrenit kishte dhënë detaje për këtë rast.

- Advertisement -

“Sipas kërkesës, më datë 14 qershor 2025, rreth orës 21:35 min në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, i pandehuri R.P., në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar policor – dyshohet se duke vepruar së bashku me kolegun e tij N.B., gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, ka keqtrajtuar të dëmtuarin S.F. Ngjarja ka ndodhur pasi zyrtarët policorë i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje të dëmtuarit për shkak të parkimit të palejuar, duke e vendosur tiketën e gjobës në xhamin e veturës. Në atë moment, i dëmtuari, i cili ndodhej brenda një kafiterie afër vendit të ngjarjes, ka dalë jashtë dhe ka hedhur gjobën në tokë. Pas kësaj, zyrtarët policorë i kanë kërkuar të dëmtuarit të paraqesë dokument identifikimi, por ai nuk i është bindur urdhrit të tyre. Si pasojë, ata kanë tentuar ta arrestojnë. Gjatë përpjekjes për arrestim, i dëmtuari ka rezistuar, dhe në një moment, i pandehuri i ka vendosur këmbën të dëmtuarit me qëllim të neutralizimit të rezistencës së tij, me ç’rast kolegu i tij, zyrtari policor N.B., është rrëzuar së bashku me të dëmtuarin, duke rënë mbi të. Ndërsa i dëmtuari ndodhej në pozitë të shtrirë përtokë, dhe gjatë tentativës për ta vënë nën kontroll, i pandehuri e ka goditur disa herë me grushte në pjesën e kokës, përkatësisht në zonën e syrit dhe të veshit të majtë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Me këto veprime, R.P., ka kryer veprat penale të lartëcekura.”, thuhej në njoftim.

Vetëm pak ditë më parë, Nacionale dhe media të tjera, publikuan pamjet e dhunës së shfrenuar nga tre policë në Klinë, ndaj një qytetari.

Të njëjtit, u arrestuan pasi gjithë rasti ishte incizuar nga kamerat e sigurisë.

“Bazuar nga të gjeturat e hetimit fillestar ekziston dyshimi se zyrtarët policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës ndaj një qytetari përderisa në deklaratat e tyre dhe në raportet zyrtare është prezantuar një version që rezulton të jetë në kundërshtim të plotë me pamjet e incizuara dhe provat faktike. Në bazë të kompetencave të përcaktuara me Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin ndaj tre zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. Hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhej në njoftimin e IPK-së.

E së fundmi, 27-vjeçari Agon Zejnullahu dyshohet se vdiq pas arrestimit. Fillimisht, Policia bëri të ditur se ai ishte në gjendje të dehur dhe kishte sulmuar qytetarë e vetura.

Megjithatë, dyshimet janë se gjatë arrestimit, u përdorë dhunë. Pesë policë janë arrestuar për vrasje nga pakujdesia.

“Sot në orët e mbrëmjes, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë ftuar për intervistim në IPK në cilësinë e të dyshuarve pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor (një rreshter dhe katër zyrtarë policorë). Pas intervstimit të tyre dhe pas administrimit edhe me dëshmitë e tjera që janë siguruar sot pas veprimeve hetimore, që të pesë zyrtarët policorë janë arrestuar si të dyshuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Në kuadër të hetimit pritet të ndërmerren edhe shumë veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë incident si dhe priten edhe rezultatet e ekzaminimeve përfshirë ato mjeko-ligjore”, thuhet në reagim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat