spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
23:38
HomeKosovaDrejtësiaRasti i vdekjes në Lipjan – kërkohet masa e paraburgimit për pesë...

Rasti i vdekjes në Lipjan – kërkohet masa e paraburgimit për pesë zyrtarë policorë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët gjenden nën masën e ndalimit si të dyshuar për “Vrasje nga pakujdesia” të të riut Agon Zejnullahu në Lipjan.

Kështu konfirmoi për “Betimi për Drejtësi“, Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

- Advertisement -

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit e ka bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve”, konfirmoi Shala.

I riu në Lipjan vdiq në orët e para të së hënës (7 korrik) pasi u arrestua nga policia nën dyshimin se në gjendje të dehur po sulmonte automjete e kalimtarë. Lidhur me rastin, pesë zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për “Vrasje nga pakujdesia”, ndërkaq Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tyre.

- Advertisement -

Avokati i Popullit ka njoftuar se ka nisur hetimet për të vlerësuar nëse ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut në këtë rast.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat