Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në përpjekjen e 44 për konstituimin e legjislaturës së 9-të.
Mbledhjet e legjislativit po bëhen çdo 48 orë, por në fund rezultati është zero.
Në mbledhjen e fundit opozita u përplas me kryesuesin e seancës, duke e akuzuar për shkelje të rregullores dhe ligjeve e kushtetutës, derisa kryesuesi Avni Dehari u përkujdes gjatë gjitha kohës t’ua ndalte mikrofonin.