Prishtina nuk ia doli në përballjen e parë në Tiraspol, duke pësuar humbje me rezulta 4:0 nga Sheriff-i.
Skuadra moldave ngadhënjeu me rezultat 4:0 ndaj Prishtinës, në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Europa League.
Një rezultat që i jep shumë presion Prishtinës për sfidën e kthimit që do të luhet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë
Futbollisti nga Burkina Faso, Cyrille Bayala, ishte fatal për Prishtinën, duke shënuar het-trik (11’, 19’ e 74’).
Golin tjetër e shënoi Elijah Odede (79’).
Te skuadra e Sheriff u paraqitën dy shqiptarë, titullar Amarildo Gjoni dhe nga minuta e 84-të Alesio Mija.