spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
22:27
HomeKosovaDrejtësiaProkuroria i kundërpërgjigjet LVV-së: Nuk jemi kundër urave, po hetojmë kontratën njëburimore

Prokuroria i kundërpërgjigjet LVV-së: Nuk jemi kundër urave, po hetojmë kontratën njëburimore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale ka nisur e hetimit të procesit të ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër.

Sipas njoftimit për media nga kjo prokurori, ky hetim është në kuadër të hetimeve për kontratat njëburimore dhe nuk ka të bëjë me ndonjë kundërshtim ndaj projektit në fjalë, por me përmbushjen e obligimeve ligjore dhe mbrojtjen e interesit publik dhe sundimit të ligjit.

- Advertisement -

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se nuk e ka në kompentencë të vlerësojë apo të aprovojë ndonjë projekt infrastrukturor, por theksojmë se roli i PS-së është të veprojë bazuar në ligjet në fuqi, në rastet kur ekzistojnë dyshime për keqpërdorim të fondeve publike. Prokuroria Speciale, nëpërmjet pesë prokurorëve të angazhuar, i ka aktualisht në trajtim afër 2 mijë kontrata një burimore.

Bazuar në këtë, Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të konstatimit të drejtë të gjendjes faktike për të gjitha dyshimet lidhur me rastin, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovë ka nisur ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, që bashkon Mitrovicën e Jugut, të banuar me shumicë shqiptare, dhe Mitrovicën e Veriut, të banuar me shumicë serbe.

Kontrata për ndërtimin e dy urave është dhënë përmes tenderi të negociuar, mirëpo kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se janë respektuar të gjitha ligjet në fuqi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat