spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
22:22
HomeKosovaDrejtësiaProkuroria Speciale distancohet nga hetimet për urat në Mitrovicë

Prokuroria Speciale distancohet nga hetimet për urat në Mitrovicë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar lidhur me diskutimet publike rreth hetimeve për kontratën e ndërtimit të urave në Mitrovicë, duke sqaruar se nuk është në kompetencën e saj të vlerësojë apo aprovojë projekte infrastrukturore.

Në njoftimin për media, Prokuroria thekson se roli i saj është hetues dhe ligjor, duke vepruar vetëm në rastet kur ka dyshime për keqpërdorim të fondeve publike, në përputhje me ligjet në fuqi.

- Advertisement -

Aktualisht, pesë prokurorë të Prokurorisë Speciale janë duke trajtuar afër 2 mijë kontrata njëburimore, për të cilat janë autorizuar veprime hetimore nga Policia e Kosovës me qëllim të konstatimit të drejtë të gjendjes faktike, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Prokuroria sqaron më tej se hetimi për kontratën e urave në Mitrovicë nuk përbën qëndrim kundër projektit si të tillë, por është pjesë e angazhimit institucional për mbrojtjen e interesit publik, sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtë të resurseve publike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat