spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:05
HomeKulturëShowBizBritney Spears martohet me 'veten'?

Britney Spears martohet me ‘veten’?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Britney Spears ka postuar një video në rrjetet sociale, ku pozon si nuse.

Me një fustan të bardhë dhe me vello në flokë, ylli i popit shihet në sallonin e shtëpisë së saj duke buzëqeshur para kamerës.

- Advertisement -

Këngëtarja e ka publikuar videon në llogarinë personale në Instagram, ndërsa në mbishkrimin e postimit ka shkruar se klipi është i “ditës kur u martua me veten”.

Siç tha ajo, sado të turpshme ta shohin disa njerëz, ajo e konsideron atë “gjënë më brilante që ka bërë ndonjëherë”.

- Advertisement -

“Ditën kur u martova me veten… po e kthej sepse mund të duket e turpshme apo marrëzi, por mendoj se është gjëja më e shkëlqyer që kam bërë ndonjëherë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit të saj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat