spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:16
HomeSportPaqartësi të madhe rreth të ardhmes së Asllanit

Paqartësi të madhe rreth të ardhmes së Asllanit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E ardhmja e mesfushorit të Kombetares shqiptare, Kristjan Asllani mbetet enigmë në vete.

Mesfushori shqiptar nuk bën më pjesë në planet e klubit, por deri tani situata e tij nuk po arrin të zhbllokohet.

- Advertisement -

Në tri sezone me fanelën zikaltër, ish-lojtari i Empolit nuk ka arritur të fitojë një rol protagonisti dhe, pas mbërritjes së Petar Sucic, drejtuesit kanë vendosur ta nxjerrin në merkato për të siguruar një shumë rreth 18-20 milionë euro, që do të përdorej për objektiva të tjerë merkatoje.

Një mision aspak i lehtë, mesa duket, si për shkak të shumës së kërkuar, ashtu edhe për dëshirën e vetë lojtarit, i cili në rast largimi dëshiron të qëndrojë në Itali.

- Advertisement -

Opsioni Betis është hedhur poshtë, si për shkak të ofertës shumë të ulët të klubit spanjoll, ashtu edhe sepse nuk ishte një destinacion i pëlqyeshëm për lojtarin.

Për momentin, te Pinetina situata e Asllanit duket e bllokuar në një pikë të vdekur.

Në Serie A, ditët e fundit, interes konkret për shqiptarin kanë shfaqur veçanërisht Bologna dhe Fiorentina, por qëndrimi i Interit për të negociuar vetëm për një shitje përfundimtare po e bën gjithçka më të komplikuar.

Nëse Calhanoglu do të qëndronte te zikaltrit, në repartin e mesfushës Interi do të ishte i kompletuar nga ana numerike me Petar Sucic, ndërsa Asllani do të konsiderohej një “tepricë” që duhet shitur tek ofertuesi më i mirë.

Ndoshta duke rishikuar formulën fillestare të transferimit të shqiptarit, për t’u afruar më shumë me kërkesat e klubeve të interesuara për të përforcuar mesfushën dhe për të besuar te numri 21 zikaltër. Te Interi po kërkohet një zgjidhje për çështjen Asllani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat