spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:03
HomeSportSonte, superndeshja PSG - Chelsea

Sonte, superndeshja PSG – Chelsea

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dy ekipet e mëdha, PSG dhe Chelsea do të përballen mbrëmjen e sotme në stadiumin ‘MetLife’ në New Jersey, në finalen e Kupës së Botës për Klube.

Skuadra franceze vjen në këtë përballje pas një fitoreje bindëse ndaj Real Madridit, e cila i ka rritur ndjeshëm besimin ekipit të drejtuar nga Luis Enrique.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, Chelsea siguroi finalen pas fitores 2-0 ndaj Fluminense.

Parizienët marrin pjesë në këtë kompeticion si kampionë të Evropës, ndërsa londinezët si fitues të UEFA Conference League.

- Advertisement -

PSG ka pasur një ecuri mbresëlënëse këtë sezon, duke mposhtur disa nga klubet më të mëdha evropiane, Interin në finalen e Ligës së Kampionëve me rezultatin 5-0, Atletico Madridin me 4-0 dhe së fundmi Real Madridin me të njëjtin rezultat, 4-0.

Chelsea gjithashtu vjen me besim të plotë, pasi në 10 ndeshjet e fundit ka regjistruar 8 fitore dhe vetëm 2 humbje, një formë që e bën skuadrën e Enzo Marescas një kundërshtar serioz për francezët.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat