spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:31
HomeKosovaKuvendiSaga vazhdon: Sot tentativa e 46-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë

Saga vazhdon: Sot tentativa e 46-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot, në orën 11:00, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për herë të 46-të në një përpjekje tjetër për ta konstituuar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Procesi i konstituimit po vazhdon të mbetet i bllokuar në pikën kyçe të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, çka ka pamundësuar vazhdimin e rregullt të punës së këtij institucioni për më shumë se katër muaj.

- Advertisement -

As përpjekja e 45-të, e mbajtur dy ditë më parë, nuk solli ndonjë zhvillim të ri. Vetëm 49 deputetë votuan pro formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë, numër i pamjaftueshëm për të hapur rrugën e zgjedhjes së kryetarit dhe konstituimit të plotë të Kuvendit.

Ky ngërç politik ka ndikuar drejtpërdrejt në paralizimin e punës së institucionit legjislativ, ndërsa qytetarët dhe shoqëria civile kanë shprehur shqetësim për mungesën e vullnetit politik për të gjetur zgjidhje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat