spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:25
HomeKosovaKuvendiKuvendi i Kosovës s’konstituohet as në tentativën e 46-të

Kuvendi i Kosovës s’konstituohet as në tentativën e 46-të

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ka dështuar edhe përpjekja e 46-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Edhe të dielën, kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka kërkuar nga subjektet politike që nuk kanë propozuar emër për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit që ta bëjnë një gjë të tillë, por si zakonisht ata kanë refuzuar.

- Advertisement -

Në vend të propozimit, ata në foltore kanë kërkuar nga kryesuesi që t’i kthehet pikës së rendit të ditës, por fjalimet e tyre janë ndërperë nga regjia me kërkesë të kryesuesit, pasi në seancën konstituive nuk lejohet debati.

Në votimin e Komisionit për Votim të Fshehtë nga 85 deputetë të pranishëm, për votuan 43 deputetë, derisa nuk pati as vota kundër e as abstenim, pasi pjesa tjetër e deputetëve si zakonisht deri më tash, nuk morën pjesë në votim.

- Advertisement -

Kësisoj, seanca u ndërpre për të vazhduar pas 48 orësh.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat