spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
23:35
HomeSiguriaPoliciaKapet me 145 km/h në zonë të kufizuar – shoferi ndëshkohet nga...

Kapet me 145 km/h në zonë të kufizuar – shoferi ndëshkohet nga policia në Ferizaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar një shofer për tejkalim të shpejtësisë në mënyrë të rrezikshme në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:27, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, saktësisht në fshatin e Vjetër, ku është ndalur një veturë me targa vendore. Gjatë kontrollit, është konstatuar se shoferi, G.K., 23 vjeç, po drejtonte një automjet të tipit Golf me shpejtësi prej 145 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është vetëm 50 km/h. Shpejtësia është matur me radarin laserik.

- Advertisement -

Për këtë kundërvajtje serioze, policia ka shqiptuar masat e mëposhtme:

Gjobë në vlerë prej 300 euro,

- Advertisement -

3 pikë negative në patentë shofer,

Masë mbrojtëse: ndalim i drejtimit të automjetit për 3 muaj,

Përjashtim i menjëhershëm nga trafiku.

Policia Rajonale e Ferizajt thekson se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për të siguruar rendin dhe sigurinë në rrugë.

Autoritetet apelojnë te qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të bashkëpunojnë me policinë duke raportuar çdo shkelje apo rrezik të mundshëm përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat